Është zbardhur kërkesa e SPAK, për masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kështu, SPAK ka kërkuar që Berisha të ruhet me punonjës të Policisë së Shtetit, por kjo masë për avokatin e tij Genc Gjokutaj është e paligjshme.

“Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Kjo që thoni është për persona shoqërisht të rrezikshëm dhe kanë vënë mbrojtje policore. Kur kërkesa është joligjore nuk ka argument. Kërkesa e SPAK është në banesë. Nuk kemi paraqitur kërkesë, kur ta paraqesim do t’ju themi”,tha ai.