Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë inspektuar sot Tunelin e Murrizit, i cili është drejt fundit.

Tuneli ka nisur punimet që prej vitit 2018 dhe pritet të përfundojë në vitin 2024. Sipas kryeministrit Rama, punimet kanë zgjatur për shkak të gjeologjisë të pafavorshme që ka sjellë edhe shtyrjen e përfundimit të Rurrës së Arbrit, ndryshe nga Tuneli i Llogorasë, aty ku punimet kanë ecur me ritme më të shpejta.

Kemi nisur nga e premtja e shkuar që të shohim dritë nga ana tjetër. Ne do të vazhdojmë në të gjitha drejtimet”, tha ministrja Balluku.