Përmirësimi i kushteve të motit ka bërë që qindra qytetarë dhe automjete të Kosovës, të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Kështu, pika kufitare Morinë sot ka shënuar një tjetër fluks të pazakontë.

Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët e Kosovës u përballen me radhë të gjata e pritje në kufi.

Pavarësisht fluksit, policia kufitare nuk operoi me procedurë të përshpejtuar siç vepronte gjatë sezonit turistik.