Duket se shoqëria e gjimnazit nuk ështe shuar ende. Nëse nuk e dini se Jorida Tabaku dhe ministret Ogerta Manastirliu e Elva Magariti kanë qënë shoqe në një klasë, në gjimnaz.
3 shoqet e klasës që tashmë janë kundërshtare politike, duket se mbrëmjet i kalojnë në paqe.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një foto në rjetin social “X” me një grup shoqëror.
Ajo që bie në sy nga fotoja e publikuar është prania e dy ministreve të kabinetit qeveritar “Rama 3”.
“Çfarë nate gallatë”, ka shkruar deputetja Tabaku në mbishkrimin e fotos ku shihet ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e kultures, Elva Margariti.