Fredi Beleri është liruar nga burgu për disa orë. Ai u shoqërua nga forcat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë deri te varri i gjyshes së tij. 

Ashtu sic shihet në foto, Fredi Beleri mbërriti në varrezat e Himarës nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë varrezave. 

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mori pjesë në varrimin e gjyshes, që ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare. 

Edhe gjatë momentit të ceremonisë mortore, të shumtë kanë qenë forcat e policisë, ndërsa qindra qytetarë të Himarës dhe simpatizantë që prisnin Belerin, kanë brohoritur me thirrje në mbështetje të tij.