Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi.
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,918.
Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2548 raste të reja pozitive.
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1140, për një total prej 228 844 rastesh.