Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit në vendin fqinjë kanë humbur jetën 19 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 1851 raste të reja.
Totali i viktimave që nga fillimi i emergjencës shëndetësore në Itali është 35.894, ndërsa totali i personave të infektuar është 314.861.
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1198, për një total prej 227 704 raste. Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 201 raste të reja pozitive.