Ditën e djeshme në Kosovë u shënua 25 vjetori i Masakrës së Reçakut ku i pranishëm për përkujtim ishte edhe figura kyçe e raportimit të botës për gjenocidin që po kryhej ndaj kosovarëve, ish-ambasadori, William Walker.

Në një intervistë për kanalin 10 në Kosovë, Walker ka thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale.

Walker shprehu dëshirën se kur të vdes do që të varroset në Kosovë, shkruan Express.

Ndër të tjera ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, tha Walker në Kanal 10.