Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme.
Ligjvënësit do të kenë në rend të ditës shqyrtimin e propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjië elektrike për konsumatorët e saj kosovarë.
Seanca plenare është parashikuar të nis në orën 10:00. Kërkesa për këtë debat ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Pas ankesave të qytetarëve për çmime të larta të energjisë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka deklaruar se nuk ka rritje të tarifave fundore.