Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se nuk është konfirmuar asnjë rast me fruth në Kosovë.
Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve te fruthit në rajonin e Evropës.
Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42 mijë e 200 raste të fruthit në rajonin e Evropës, nga 941 sa ishin regjistruar në vitin 2022.
IKShPK-ja ka bërë thirrje se vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubeolë-Parotit).
Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë.
Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.