Britania e Madhe prej javësh po përballet me shtim të rasteve të COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa për kufizimin e virusit. BBC shkruan se të gjithë ata që do të testohen pozitiv me koronavirus dhe thyejnë karantinën do të ndëshkohen me gjobë deri në 10 mijë Paund.

Në izolim do të futen dhe ata persona që kanë qenë në kontakt me të prekur nga COVID-19, dhe nëse shkelin karantinën do të ndëshkohen gjithashtu me gjobë.

Vendimi  i qeverisë vjen në një kohë kur një studim zbuloi se vetëm 18% e njerëzve që kishin simptoma u izoluan. Oficerët e policisë do të kontrollojnë qytetarët dhe do u kërkojnë atyre që të respektojnë masat.

Nga ana tjetër, mësohet se qytetarët me të ardhura të ulëta që nuk mund të punojnë dhe po humbin punën gjatë izolimit do të marrin një pagesë prej 500 Paund.