Ish-ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar me 3.8 vite burg për kontratën 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i ka paguar kompanisë “Bechtel & Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.
Ish-ministri Pal Lekaj, me vendim gjykate, gjithashtu i ndalohet të ushtrojë funksione publike në administratë publike, për 3.6 vite.
Ndërkohë ish-sekretari i Ministrisë, Nebih Shatri është dënuar me 1.8 vite burg, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri me 1.8 vite dhe këshilltari Eset Berisha me 3.8 vite burg.