Një vjedhje me dhunë ka ndodhur në lagjen nr. 15 në Korçë, në një pallat.
Ngjarja ndodhi në zonën e unazës së qytetit, ku autorët u futën në banesë duke dhunuar një të moshuar 80-vjeçar me qëllim grabitjen.
Mësohet se i moshuari është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi hajdutët e kanë goditur me sende të forta dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet.





