Është zbardhur ngjarja e ndodhur ne Korçë, ku 81-vjeçari, Gaqo Tili u gjet i dhunuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen nr.15.
Sipas News 24 policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka arrestuar.
Nga hetimet e kryera rezulton se në gjendje të dehur dy personat janë konfliktuar brenda në banesë për motive të dobëta.
Mësohet gjithashtu se edhe autori është lënduar nga përleshja por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





