Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit, ka ndikuar në veprimtarinë e Portit të Durrësit.

Tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e së premtes, janë nisur me disa orë vonesë dhe konkretisht, mëngjesin e sotëm.

Shkak është bërë era e fortë dhe forca e detit që në gjirin e Durrësit ka shkuar në 6, ndërsa në det të hapur deri në 7 shkalla Boufort (sipas të dhënave nga Kapitaneria e Portit të Durrësit). Ndërsa nuk ka pasur vonesa në hyrjen e trageteve të nisur nga portet italiane.

Bari-Durrës- “Rigel VII”- ka mbërritur në orën 08:00

Bari-Durrës- “AF Marina” ka mbërritur në orën 08:00.

Kushtet e paqendrueshme atmosferike nuk kanë penguar veprimtarinë përpunese nga anijet tregtare, përpunimi i të cilave vijon normalish t(deri në këto momente).