Një tjetër incident është shënuar këtë paradite në Minierën e Bulqizës ku është plagosur një minator.

Ngjarja është pikasur nga kolegët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e Bilal Sulë me detyrë armator. Ata kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës 55-vjeçarin, ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Sipas mjekëve të këtij spitali, bëhet me dije se i aksidentuari kishte dëmtime në kokë dhe në krahë dhe kjo i ka detyruar ta nisin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës së Tiranës.

Ndërkohë, policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.