Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve. Ekspertët shprehen se vendi ynë klasifikohet tek zonat me aktivitet sizmik të konsiderueshëm, ndaj edhe fenomene të tilla mund të konsiderohen normale.

Profesori Llambro Duni sqaron se lëkundjet e njëpasnjëshme në vendin tonë nisen mëngjesin e së enjtes dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë asaj dite. Por, ai thotë gjithashtu se kjo është një vatër e re dhe nuk ka lidhje më atë të 26 nentorit.

”Seria e re e ngjarjeve sizmike ka filluar dje në mëngjes në orën 01:25 me një tërmet të madhësisë 4.5, në veri të Cërrikut. Është pasuar nga dy ngjarje të tjera më të vogla, dhe dje në mbërmje ka pasur një ngjarje tjetër të madhësisë 4.2 e cila është pasuar me disa lëkundje më të vogla. Tërmetet e djeshme nuk kanë lidhje me vatrën e  ekspozuar në nëntor të vitit të kaluar, por është një vatër e re.”– tha Duni.