Një ditë pas ngjarjes së rëndë që traumatizoi lagjen “11 nëntori” në Elbasan duket se ka rënë qetësia.
71-vjeçari Lefter Zhidru ishte thuajse i panjohur për banorët e kësaj zone, ndërsa ata pak që e njihnin e cilësonin si problematik.
Por për policinë dhe struktura të tjera shteterore 71-vjeçari nuk ishte i panjohur. Disa herë ai ishte thirrur në polici për shkak të konflikteve me fqinjët dhe po kaq herë për shkak të konflikteve me bashkëshortet. 71-vjeçari ishte i martuar 3 herë dhe me secilën martese kishte nga një femije. Më e vogla 14 vjeçe.
Ndërkohë gruaja e tretë e tij, një ditë pas ngjarjes është shprehur e revoltuar ndaj mediave, duke “thënë se do jepni llogari”.
Një ditë më parë i moshuari mbajti për 5 orë shkëmbim zjarri forcat RENEA dhe gjithë policinë e shtetit, ndërsa plagosi dy të rinj kalimtar të rastit.





