Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin “Nobel për paqe”. Një grup shkrimtarësh rus të udhëhequr nga Sergey Komkov thanë se kanë dërguar nominimin e tyre për Putin në Oslo në datën 10 shtator.
Zëdhënësi i presidentit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp i tha gazetarëve se Putin nuk ishte nominuar nga Kremlini, por nga një grup shkrimtarësh të pavarur.
“Ju e dini se njerëz të ndryshëm janë nominuar për këtë çmim, ndaj kjo është një iniciativë e atyre që bënë këtë nominim, në këtë rast e shkrimtarëve. Nëse Putinit i i akordohet çmimi, është shkëlqyeshëm, nëse jo, nuk ka fare problem”, tha Peskov.
Kjo është hera e dytë që Putin nominohet për këtë çmim, pasi në vitin 2013 ai u nominua nga një anëtar i parlamentit rus, për “përfshirjen në zgjidhjen e konfliktit sirian dhe pengimin e ndërhyrjes së forcave amerikane në Siri”.