Mjekët e QSUT kishin lajmëruar një ditë më parë se paraditen e sotme do të zhvillonin një proteste përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor.
Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të zhvillohej rreth orës 10:00 dhe do të zgjaste një orë, por policia nuk e miratoi lejen me pretendimin e rrezikut të përhapjes së Covid-19.
Ndaj, një grup mjekësh i QSUT-së me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) janë thirrur në Kryeministri mëngjesin e sotëm.
Konkretisht mjekët; Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini, do të paraqitën në këtë tryezë, ku e pranishme mësohet se do të jetë dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kërkesat e mjekëve:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.





