Disa tërmete janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 4.5 të shkallës rihter, 29 km në jugperëndim të Elbasanit

Në një reagim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes thotë se “sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cërrik.

Nga komunikimi me  Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.