Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një burrë, i cili ishte ndarë nga gruaja i ka marrë jetën djalit të tij 11-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten.

Tragjedia ndodhi paraditen e sotme, ndërsa nëna e djalit po kalon një gjendje shumë të rëndë psikologjike.

“Ai ishte një frikacak. Ai më fajëson mua për atë që nuk mund ta bënte vetë. Nuk e kisha pritur diçka të tillë. Ata ishin shumë të afërt. Pse ia bëri këtë djalit tonë”- tha ajo mes lotësh.

Kështu nëna e të miturit Andrea, Iris Pezzetti tha se ish-partneri i cili qëlloi djalin e saj më pas vrau veten në Rivara.

“Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Unë pashë Andrean dje, nëse do kisha ndonjë frikë nga një ngjarje e tillë nuk do ta kisha lënë kurrë me babanë e tij. Unë duhej ta merrja atë”.

Bashkëshortët u ndanë një vit e gjysmë më parë, pas 12 vjetësh martesë. Gruaja kishte shkuar për të jetuar jo shumë larg shtëpisë ku ndodhi tragjedia.