Fotoreporteri Armando Babani i ftuar në “Breaking” me Xhoi Malësia tregoi disa sekrete të fotove virale të Samitit për Ukrainën që u mbajt në Tiranë.

Ai tha se fotoja e momentit gazmor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky është magjia e këtij Samiti.

Ndër të tjera Babani shtoi se ka luajtur kryesisht me foton e Zelenskyt dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, vend që Ukraina nuk e njeh si shtet.

Armando Babani: Në prapaskenë, fotoreporteri është gazetar në mendim. Fokusimi më i madh ishte të kapja personazhët e Samitit dhe për mua ishte Vuçiç dhe Zelensky, pasi Serbia është i vetmi vend që është rreshtuar krahas Rusisë. Nga ana fotografike ti mund të luash me detaj shumë të vogël. Fakti ishte që presidenti serb kaloi aty përpara Zelenskyt, pjesa tjetër histori.

Xhoi Malësia: Ku qëndron magjia e fotografisë?

Armando Babani: Mendoj që magjia e fotografisë qëndron tek ajo që çdo njeri mund ta mendojë ose shpjegojë. Nëse nëpërmjet një fotografie arrihet që disa njerëz ta shohin në këndvështrime të ndryshme, është diçka e arrirë.

Xhoi Malësia: Momenti gazmor mes Kryeministrit Edi Rama dhe Zelenskyt.

Armando Babani: Unë mendoj që kjo ishte magjia e Samitit. Shumë të tjerë mendojnë se ishte ajo e shikimit të Zelenkyt, por jo unë mendoj se ka qenë kjo. Kur ti punon për një agjenci të huaj e sheh më gjerë. Fotografia e të qeshurës është shumë e gjerë, ndikon në tregun botëror. Ndërsa e Zelenskyt është më shumë lokale, pra ballkanike. Godet më shumë lokalisht.

Xhoi Malësia: Me Vjosa Osmanin duke më miqësor se me Vuçiçin, megjithëse se ai nuk e njeh Kosovën si shtet.

Armando Babani: Unë me këtë foto luajta shumë në rrjet. Pasi luaja me dixhiturën ‘a të njoh unë ty?’ Kishte shumë nënkuptime.