Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku u përplasën dy mjete.
Rreth orës 11:30, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B.
Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, shtetasi G.B. është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





