Dy lokale në Shkodër që organizuan ceremoni festive dhe nuk respektuan protokollet e sigurisë janë gjobitur me nga 1 milion lekë.
Këto lokale kanë hapur dyert për festë dhe janë gjobitur nga autoritetet, ndërkohë nëse janë përsëritës gjobiten sërish dhe madje u pezullohet aktiviteti 6 muaj.
Këto masa janë ende në fuqi nga qeveria pa një afat të caktuar kohor. Ndërkohë lokalet e gjobitura në Shkodër kanë pasur për pronar personat me inicialet I.I. dhe M.B.





