Një 32-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur në Selanik të Greqisë pranë portit ditën e diel. 

Oficerët e policisë kanë gjetur pesë plumba në skenën e krimit. Fillimisht për ngjarjen u ndaluan 4 persona, por 3 prej tyre janë liruar për shkak të mungesës së provave.

Mësohet se shqiptari 32-vjeçar është person me precedentë kriminal. Megjithatë policia e Selanikut nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth rrethanave që fshihen pas të shtënave që lanë të plagosur shqiptarin, apo identitetin e tij.