Është bërë identifikimi i shqiptarit që u ekzekutua ditën e djeshme në plazhin ‘Bora Bora Beach’ në Itali.

Shtetasi shqiptar është Selavdi Shehaj, 38 vjeç, i cili ishte nën shoqërine e pronarit të plazhit. Dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me “skuter” në afërsi të plazhit, në orën 10:30 të ditës së djeshme dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit.

Shehaj është një person me precedentë penalë dhe sapo kishte mbaruar dënimin e një arresti shtëpiak. Mësohet se më parë kishte qënë i dënuar për trafik droge.

Edhe hetimet e policisë janë duke u përqëndruar në të shkuarën e tij.