Gazment Bardhi, i cili dy ditë më parë u bë pjesë e strukturave të Rithemelimit, duke marrë postin e nënkryetarit, ka shprehur para gazetarëve se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndërmarrë.
Bardhi tha se tashmë që Partia Demokratike është e bashkuar, detyra e tyre është forcojnë partinë dhe ta bëjnë gati për zgjedhje, për të fituar.
“Partia Demokratike është e bashkuar, ashtu siç prej 5 muajsh është grupi i bashkuar. Kemi për detyrë të forcojmë partinë, ta bëjmë gati për zgjedhje dhe ta bëjmë fituese”, tha ai.