Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka postuar pamjet të ekstradimit të Gëzim Çelës, i njohur si ‘Baroni i Drogës’.
Teksa janë publikuar momentet e ekstradimit nën masa të rrepta sigurie, Balla ka falenderuar policinë e Shtetit dhe atë të Kosovës për bashkëpunimin për kapjen e shtetasit të kërkuar prej vitesh nga drejtësia.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.”, shkruan Balla.