Një 33-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë.

Mësohet se i riu i prangosur ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën si dhe ka kërcënuar me thikë të atin.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nëna e 33-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër-mbrojte.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojte, si dhe ka kanosur me thikë babanë e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.