Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare. Ky takim është zhvilluar në kuadër të negociatave për kthimin në normalitet të punës në Kuvend.

Mësohet se para një jave ka patur një takim të thirrur nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla me kryetarët e grupeve parlamentare, Mesila Doda, Bledi Çuçi e Gazment Bardhi, si dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehin, për normalizimin e situatës në parlament.

Raportohet se nga ana e Bardhit dhe Çuçit retorika ka qënë pozitive për negociata dhe per të bashkëpunuar për qetësimin e situatës në Kuvend.