Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt në lidhje me negociatat për rikthimin në normalitet të parlamentit.
Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi ironizon duke shkruar se “nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën shqetësohesh dhe s’di ca flet.
Korreshi publikon edhe një foto të Alibeajt në një lokal dhe shkruan “pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës”.
Reagimi i plotë i Saimir Korreshit:
Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.
Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.
Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”