Një tërmet 5.1 i shkallës Rihter goditi provincën qendrore të Turqisë, Nigde, njoftoi të dielën agjencia e katastrofave të vendit.
Sipas medieve të huaja, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ndodhi në orën 10:08 të mbrëmjes në qarkun Bor.
Bëhet e ditur se dridhjet u lokalizuan 6,9 kilometra në thellësi të tokës.
Autoritetet turke nuk raportuan për ndonjë viktimë apo edhe për dëmet e mundshme materiale.