Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi është shprehur se pas 5 muajsh “arrogancë të mazhoranës”, Partia Socialiste reflektoi. 

Gjatë një prononcimi për mediat, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi, u shpreh se ky është lajm i mirë duke zbuluar se për çfarë janë dakordësuar. 

“Është një lajm i mirë që pas 5 muaj rezistencë të deputetëve të opozitës për këtë arrogancë të mazhorancës këta të fundit kanë reflektuar dhe po diskutojmë çështjen. Është vendimmarrje në parim, nuk është çështje e mbyllur. 

Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD. Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimor të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët. 

Do të mblidhet sërish nesër Konferenca e Kryetarëve”, tha Bardhi. 

Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë diskutim për çështje që prek drejtësinë. 

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për çështje që prek drejtësinë, prek në përmbajte reformën zgjedhore. Jemi në bisedime, për të trija çështjet”, shtoi Bardhi.