Presidenti Bajram Begaj mori pjesë mbrëmë në “Sofrën e Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, që organizohet nga bashkia çdo fillim pranvere.
Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare.
Sipas Begajt, me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së “Ditës së Verës” Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.
“Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falënderues për të gjitha begatitë që gëzojmë.
Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit“, u shpreh Presidenti i Republikës.