Ishte parashikuar të mbahej sot, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Ndërkohë, gazetarët kanë pyetur dhe nënkryetarin e Rithemelimit, Gazment Bardhi se pse u shty mbledhja, ky i fundit tha; pyesni Kuvendin e Shqipërisë.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Ju njoftojmë se:
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë.”, thuhet në njoftim.

Nuk kemi një vendim se kur do të zhvillohet mbledhja e radhës. Sot palët do të diskutonin në lidhje me objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.

Shkak i shtyrjes është mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.