Një aksident rrugor, fatmirësisht pa viktima është regjistruar mesditën e sotme në Durrës.

Në fotot dhe pamjet filmike që sjell fotografi Denis Simaku duket automjeti tip Benz që nga forca e përplasjes ka marrë përpara edhe trafikndarëset, të cilat janë spostuar shumë nga pozicioni i tyre.

Automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që shoferi nuk ka pësuar lëndime. Në asfalt është derdhur edhe një sasi e konsiderueshme vaji, nga mjeti i dëmtuar.

Paraprakisht mësohet se shoferi i automjetit tip “Benz” nuk ka respektuar semaforin e kuq dhe më pas ka ndodhur përplasja.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, si dhe po punon për normalizimin e trafikut në këtë aks.