John Turner, ish-kryeministër, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-ministër i Financave në Kanada ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Turner ishte një politikan i Partisë Liberale dhe për shumë vite ka mbajtur postet më të larta në vend.
Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga Marck Kealey, i cili tha se Turner ka ndërruar jetë teksa po flinte gjumë në shtëpinë e tij në Toronto.
Turneri ka shërbyer si kryeministër për vetëm 79 ditë në vitin 1988. Ai është diplomuar në Universitetin British Columbia në vitin 1949 dhe më pas në Universitetin e Oksfordit.
Si ministër i Drejtësisë propozoi një sistem të ndihmës ligjore kombëtare dhe krijoi gjykatën federale. Turner njihej dhe si mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe ishte pro abortit.