Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë ditën e sotme për të inspektuar punimet në kantierin për Lungomaren 3.
Lungomarja 3 do të lidhë përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.
Në këtë zonë do të ketë një bashkëpunim me pronarët privatë për një rikualifikim të godinave.
Rama shkruan se transformimi prek 10.7 kilometra aks turistik.
“Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor 10.7 kilometrave aks turistik”, shkruan Rama.