Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Rochester, Nju Jork. Policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë dhe gjeti rreth 100 persona që vraponin përgjatë një rruge në atë që e quajti një skenë shumë kaotike.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e viktimave, por thotë se ata ishin të moshës 18 dhe 20 vjeç. Aktualisht nuk është arrestuar asnjë i dyshuar dhe është ende herët për të thënë se sa agresorë kishte – tha policia.

Eventi që kishte mbledhur aq shumë njerëz ishte një lloj feste në oborr. Policia nuk ishte në dijeni për zhvillimin e saj dhe nuk kishte marrë as ndonjë telefonatë për shqetësim.