Një 29-vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisëpasi dy ditë më parë ka aksidentuar një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit ndërsa mësohet se i aksidentuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.