Gykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe ikona për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka humbur jetën në moshën 87-vjeçare pas betejës me një sëmundje kancerogjene.
Lajmi për vdekjen e saj u dha nga Gjykata Supreme përmes një deklarate, në të cilën thuhet se Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington, e rrethuar nga familja. Vet gjykatësja e ndjerë kishte njoftuar se do t’i nënshtrohet kimioterapisë për shkak të rishfaqjes së kancerit.
Ginsburg ishte feministe e njohur si dhe u shndërruar në një figurë kryesore e liberalëve në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë në histori që ka qenë pjesë e Gjykatës Supreme, ku shërbeu për 27 vjet.