Ditën e sotme është arrestuar në Rusi pedofili i dyshuar për vrasjen e përdhunimin e dy vajzave të mitura të së dashurës së tij një ditë më parë, ngjarje kjo qe shokoi vendin.
Një operaciopn i gjerë kërkimi u zhvillua në Rybinsk për 41-vjeçarin Vitaly Molchanov, i dënuar më herët për krime seksuale, i cili ishte lidhur me nënën e vajzave në një rrjet njohjesh të reja. I dyshuari u gjet i fshehur në një zonë të mbjellur me bimë në periferi të Rybinsk ku kishte qenë duke fjetur jashtë. Mediat vendase shkruajnë se kishte pranuar krimin makabër para policisë.
Infermierja e divorcuar Valentina Saprunova, 40 vjeçe, vetëm prej një muaji jetonte me Molchanov dhe nuk dinte për dënimet e tij të mëparshme për krime seksuale. Motrat fatkeqe Elena e Yana Saprunova, tetë dhe 13 vjeçe, ishin copëtuar me thikë dhe trupi i më të voglës ishte gjymtuar.
Molchanov po merrej sot në pyetje nga hetuesia. Saprunova i tha policisë se nuk e kishte idenë e të kaluarës të se njohurit të saj para se të nisnin lidhjen. Ajo ishte zhvendosur 1,600 milje për të jetuar me Molchanov një muaj më parë.