Një vajzë e mitur, e cila u raportua e zhdukur më 16 mars, është gjetur nga policia dy ditë më pas, të hënën e 18 marsit.

Policia njofton përmes raportit se viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohet se e kanë përdhunuar.

“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person e zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thotë policia në raport.

Është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor.

Lidhur me rastin, i cili ka ndodhur në Prizren, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.