Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.
Në fjalën e tij Gazment Bardhi u shpreh se PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.
I shtoi se kjo qeveri në vend që të rriste pensionet, paratë e mbledhura nga rritja e pagës minimale, i ccoi për projektin e Portit të Durrësit.
“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për tu përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD duhet të jetë në pushtet por se është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.
Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet i cuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.