Ministria e Shëndetësisë italiane ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe të rasteve të reja me COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë konfirmuar 1907 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në shtetin fqinj janë regjistruar 35.668 viktima, ndërsa u infektuan në total 294 932 qytetarë.
Gjithashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 853 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 216.807.
Sipas të dhënave të fundit në Itali, në vetëm një javë numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital është rritur me 26%, ndërsa i atyre në kujdesin intensiv me 41%.
Nga të dhënat e siguruara prej Fondacionit të pavarur Gimbe, ka patur një stabilizim në rritjen e rasteve të reja krahasuar me javën e kaluar (9,837 kundrejt 9,964) dhe një zvogëlimi të rasteve të testuara (370,012 krahasuar me 421,897).