Është arrestuar ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi përmes rrjetit social “X”.

Sipas Bardhit arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë dhe duhet të shoqërohet me arrestime të tjera.

”Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik.

KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”, shkruan Bardhi.

Ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.

Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.