Apeli i GJKKO do të japë sot vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij dhe lejimin për të marrë pjesë në seancat plenare.
Mësohet se vendimi për kërkesën e liderit të opozitës do të jepet sot në orën 15:30.
Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Genc Gjokutaj u pyet nga gazetarët nëse Berishës po i rrezikohet mandati i deputetit? Ai u shpreh se kjo është strategjia e kryeministrit Rama.
“Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30″,-tha Gjokutaj.