Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për lejimin për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Berisha akuzohet për veprën penale “korrupsioni pasiv”, në lidhje me aferat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie, që prej datës 30 dhjetor 2023.