Në një intervistë televizive, Indrit Hoxha sekretar për Diasporën në PD, u shpreh se bashkia e Himarës tashmë një është një tragji-komedi ku kryetari dhe fituesi janë në burg.
Indrit Hoxha shtoi se Jorgo Goro duhet të shkonte më herët në burg, duhet të ishte edhe Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi në qeli.
Hoxha: Që më parë kam pasur një qëndrim publik, duke thënë se një pjesë e SPAK-ut drejtohet me regji nga kryeministri. Padyshim që në atë strukturë nga njerëz me integritet të lartë që të kemi një drejtësi reale dhe të pavarur. Himara është një tragji-komedi ku kryetari dhe fituesi janë në burg. Të dy që vijnë nga minoriteti grek janë nën arrest dhe mund të ndajnë qelinë.
Goro duhet të shkonte më herët në burg, duhet të ishte edhe Xhaçka dhe bashkëshorti i saj. Shpresoj që SPAK-u t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Dihet zhvillimi që po merr jugu dhe ajo është një zonë e lakmuar. Ne ketë aferë e kemi denoncuar në PD, së bashku me prona të tjera në bregdet. Xhaçka gëzon mandatin e deputetes dhe nuk thirret nga prokurorët.